Kush ishte Armando Pali, punonjësi i IKMT që mbeti i vrarë nga atentati në Shkodër

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Zbardhen detaje të reja lidhur me atentatin me armë zjarri që tronditi Shkodrën mëngjesin e sotëm.

Personi që shihni në foton e meposhtme është shtetasi Armando Pali, i cili u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mëngjesin e sotëm në atentatin e regjistruar në Shkodër.

Armando Pali disa vite më parë ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak, ndërsa aktualisht ishte punonjës i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit.

Ai ishte në të njëjtën tavolinë me shtetasin Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç, i konsideruar si anëtar i Bajrave. Ky i fundit mbeti i plagosur dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Nuk dihet nëse shënjestra e atentatit ka qenë Armando Pali apo Erogen Vaso alias Brajoviç, apo të dy bashkë.

Erogen Vaso alias Brajoviç, është vëllai i të arresuarit Denis Brajoviç, i cili pak kohë më parë u deportua nga Dubai, pasi akuzohet nga SPAK për vrasje.

Erogen Vaso alias Brajoviç, është një emër i njohur për policinë pasi në korrik të vitit 2023 emri i tij doli në grupin e Bajrave në Shkodër.

 

 

The post Kush ishte Armando Pali, punonjësi i IKMT që mbeti i vrarë nga atentati në Shkodër appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: