Shorti i Conference League, mësohen kundërshtarët e Egnatias dhe kalendari i ndeshjeve

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Egnatia ka mësuar kundërshtarët në fazën e ligës së Conference League, ku për herë të parë në historinë e saj do të marrë pjesë në këtë fazë të një kompeticioni europian.

Shorti i hedhur në Monaco i vendosi kampionët e Shqipërisë përballë gjashtë kundërshtarëve nga vende të ndryshme të Europës teksa do të përballen me Midtjylland, Braga, Lincoln Red Imps, U. Craiova, Kauno Zalgiris dhe Aarhus.

Një short i vështirë, me kundërshtarë që kanë eksperiencë në kompeticionet europiane, por që nuk janë të pakalueshëm për skuadrën rrogozhinase.

Kalendari i përballjeve:

Egnatia – Midtjylland

Braga – Egnatia

Egnatia – Lincoln Red Imps

U. Craiova – Egnatia

Egnatia – Kauno Žalgiris

Aarhus – Egnatia

Faza e ligës së Conference League do të zhvillohet nga tetori deri në dhjetor, me ndeshjen e parë të programuar më 15 tetor 2026, ndërsa gjashtë javët e kësaj faze përfundojnë më 17 dhjetor 2026.

Tetë ekipet e renditura më mirë pas gjashtë raundesh do të kualifikohen direkt në fazën e 1/8-ave, ndërsa 16 skuadrat pasuese do të luajnë në fazën play-off për të siguruar një vend në fazën e nokautit.

Suksesi i arritur në arenën ndërkombëtare ka bërë që Egnatia të sigurojë një koeficient 7 për edicionet e ardhshme të kompeticioneve europiane.

The post Shorti i Conference League, mësohen kundërshtarët e Egnatias dhe kalendari i ndeshjeve appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: