Përfundon seanca ndaj Metës në Apel, Gjykata tërhiqet për vendim

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ka përfunduar edhe seanca në Apel ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ndërsa  është tërhequr për vendim në dhomën e këshillimit.

Ish-Presidenti Ilir Meta ka ankimuar në Apelin e GJKKO vendimin e Shkallës së Parë që i la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”, me arsyetimin se pozita e tij është rënduar dhe ekziston rreziku për prishje provash apo intimidim të dëshmitarëve.

Në ankimimin e tij, Meta dhe mbrojtja e tij thonë se këto janë alibi, pasi hetimet janë mbyllur dhe dëshmitarët kanë dhënë deklarimet, shumica prej tyre tashmë të larguar nga Partia e Lirisë dhe të lidhur me PS.

Ai akuzon gjyqtarin Erjon Çela për paragjykim dhe cenim të prezumimit të pafajësisë, duke e quajtur vendimin një precedent të rrezikshëm.

Ilir Meta akuzohet për tri akuza nga SPAK: “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

The post Përfundon seanca ndaj Metës në Apel, Gjykata tërhiqet për vendim appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: