Tronditet përsëri Shkodra, qëllohet për vdekje një person në qendër të qytetit (Emri

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Shkodra është tronditur sërish nga një ngjarje e rëndë kriminale. Një person është vrarë me armë zjarri paraditen e sotme në mes të qytetit, në një lokal pranë godinës së bashkisë.

Burime bëjnë me dije se viktima është shtetasi Erogen Vaso, i cili mësohet se është qëlluar me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar.

Ndërkohë, mësohet se të plagosur kanë mbetur edhe shtetasi Armando Pali, si dhe një kamarier.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Nuk dihen ende motivet e kësaj vrasjeje, ndërsa forcat e rendit po punojnë për identifikimin e autorëve dhe sigurinë e qytetarëve.

Kjo është e disata vrasje që ndodh në më pak se 30 ditë në Shkodër, ku mbrëmjen e 4 shtatorit u ekzektutua 34-vjeçari Kristian Kola. Ndërkohë, më 28 Gusht u ekzektua Piro Prroni, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri mbrëmjen e 28 Gushtit në fshatin Abat të Shalës.

 

 

The post Tronditet përsëri Shkodra, qëllohet për vdekje një person në qendër të qytetit (Emri appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: