Man City i rrëmben Arsenalit talentin 16-vjeçar

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Manchester City ka përforcuar akademinë e klubit me një tjetër talent të ri. Klubi anglez ka kompletuar transferimin e Mishel Ndukës, 16-vjeçarit që tashmë ka nënshkruar kontratën me “Citizens”.

Mesfushori i ri i bashkohet Man Cityt me kontratë bursë për akademinë, pasi më herët ishte pjesë e Arsenalit.
Nduka shihet si një talentet premtues dhe tani do të vazhdojë zhvillimin e tij në akademinë e Manchester Cityt, me synimin për të bërë hapin drejt ekipit të parë në të ardhmen.

The post Man City i rrëmben Arsenalit talentin 16-vjeçar appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: