Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 15:30, në fshatin Marinëz. Mësohet se automjeti me drejtues shtetasin I. K., 58 vjeç, banues në Roskovec, ka përplasur një fëmijë 4 vjeç. I plagosuri ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit për veprime të mëtejshme procedurale. Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
The post Aksident i rëndë në Fier/ Automjeti përplas një 4-vjeçar appeared first on Lapsi.al.
