Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Partia Demokratike ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë e saj, e para mbledhje që pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Në këtë mbledhje nuk do të marrin pjesë deputetët demokratë që nuk janë rizgjedhur në zgjedhjet e fundit. Vlen të përmendet se i pranishëm është edhe Ervin Salianji, i cili la qelinë në muajin korrik pasi vuajti dënimin me 1 vit burg.
Në fjalën e tij, Berisha tha se Shqipëria po përjeton një diktaturë autokratike. Më tej ai pranoi se PD ka bërë punë të dobët për të qartësuar mbështetësit e saj.
“Jemi mbledhur për qëndrimin e forcës tonë politike ndaj farsës elektorale të 11 majit 2025. PD si forca kryesore opozitare, u angazhuan në një përpjekje intensive serioze ndërkombëtare për paraqitjen e gjendjes së rëndë. E theksoj këtë moment si një moment të një rëndësie kapitale sepse për fat të keq, për shkaqe më shumë njohje nuk është gjerësisht realizuar se Shqipëria përjeton një diktaturë autokratike. Kjo sigurisht më shqetëson në opinionin publik, por më tepër më shqetëson në anëtarësinë dhe mbështetësit tanë. Kjo nuk vjen nga mosdashja e tyre, ka disa faktorë por njëri prej tyre është puna e dobët e jona për të qartësuar anëtarësinë dhe mbështetësit tanë në këto koncepte fondamentale politike.
Partia Demokratike ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë e saj, e para mbledhje që pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Në këtë mbledhje nuk do të marrin pjesë deputetët demokratë që nuk janë rizgjedhur në zgjedhjet e fundit. Vlen të përmendet se i pranishëm është edhe Ervin Salianji, i cili la qelinë në muajin korrik pasi vuajti dënimin me 1 vit burg për shpifje.
Në fjalën e tij, Berisha tha se Shqipëria po përjeton një diktaturë autokratike. Më tej ai shton se PD ka bërë punë të dobët për të qartësuar mbështetësit e saj.
“Jemi mbledhur për qëndrimin e forcës tonë politike ndaj farsës elektorale të 11 majit 2025. PD si forca kryesore opozitare, u angazhuan në një përpjekje intensive serioze ndërkombëtare për paraqitjen e gjendjes së rëndë. E theksoj këtë moment si një moment të një rëndësie kapitale sepse për fat të keq, për shkaqe më shumë njohje nuk është gjerësisht realizuar se Shqipëria përjeton një diktaturë autokratike. Kjo sigurisht më shqetëson në opinionin publik, por më tepër më shqetëson në anëtarësinë dhe mbështetësit tanë. Kjo nuk vjen nga mosdashja e tyre, ka disa faktorë por njëri prej tyre është puna e dobët e jona për të qartësuar anëtarësinë dhe mbështetësit tanë në këto koncepte fondamentale politike”, u shpreh ai.
Pas fjalës së Berishës pritet që mbledhja e kryesisë të vazhdojë me dyer të mbyllura.
The post Berisha e pranon përpara kryesisë: Kemi bërë punë të dobët për të qartësuar qytetarët appeared first on GIJOTINA.
