Caktohet data për seancën e parë paraprake ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

GJKKO caktoi datën 25 shtator ora 11.00 për zhvillimin e seancës së parë paraprake në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta dhe katër personave të tjerë që janë marrë të pandehur nga SPAK.

Kërkesa do shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila u caktua nga shorti elektronik që u hodh javën e kaluar.

Gjoka do shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për të kaluar dosjen për gjykim, ndërkohë që kjo e fundit ka në dorë edhe dy opsione të tjera, ta kthejë sërish dosjen në SPAK ose të pushojë hetimet.

 

The post Caktohet data për seancën e parë paraprake ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: