Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Mes emocioneve djemtë kuqezinj arritën që mbrëmjen e së martës të “thyenin mallkimin” ndaj Letonisë, duke marrë fitoren e parë historike ndaj tyre, pas gjashtë ndeshjesh që kishin prodhuar vetëm barazime.
Në një ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Botërorit, çunat e Silvinjos “shkundën” rrjetën e kundërshtarit dhe triumfuan me rezultatin 1-0 .
Por për sulmuesin shqiptar, Armando Broja festa vazhdon edhe sot, pasi ai feston ditëlindjen, duke mbushur 24 vjeç. Lidhur me këtë nuk kanë munguar edhe urimet ku, bie në sy ai i FSHF-së.
The post Dje festoi fitoren ndaj Letonisë, sot Broja fryn qirinjtë e ditëlindjes appeared first on GIJOTINA.
