Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se ka futur në listën e sanksioneve ish-zyrtarë nga Mali i Zi për shkak se ata dyshohet se janë përfshirë në korrupsion të lartë dhe kanë ndihmuar në operacione të trafikimit të drogës.
Božović ka keqpërdorur pozitat e tij publike për të mbështetur krimin e organizuar dhe operacionet ndërkombëtare të trafikut të drogës. Ndërkohë, Medenica ka keqpërdorur pozitën e saj për të mbështetur një organizatë kriminale kontrabandiste, duke shpërndarë informacion gjyqësor, duke ndërmjetësuar vendime gjyqësore dhe duke pranuar ryshfete për të manipuluar rezultatin e gjykimeve në këmbim të parave dhe pronave.
Këto vendime riafirmojnë angazhimin e Shteteve të Bashkuara në luftën kundër trafikut të paligjshëm të drogës, organizatave kriminale transnacionale dhe korrupsionit që kërcënon interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.
Përveç Božović dhe Medenica, Departamenti i Shtetit ka shpallur gjithashtu të papërshtatshëm për hyrje në SHBA edhe familjarët e tyre të afërt: Dragana Božović, Balša Božović dhe Pavle Božović, si dhe Milos Medenica dhe Marija Medenica.
The post Lehtësuan trafikun e drogës, DASH shpall non grata 2 zyrtarë të lartë malazezë appeared first on Lapsi.al.
