Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Ish-kryetarja e gjykatës së Nepalit, e vetmja grua që mban këtë post deri më sot, tha në një intervistë se kishte pranuar kërkesën e protestuesve të të njohur si “GenZ” për të kryesuar qeverinë. 73-vjeçarja Sushila Karki, ka deklaruar se të gjitha palët duhet të bashkohen për të gjetur një rrugëdalje nga kriza.
Më parë, shefi i ushtrisë së Nepalit, gjenerali Ashok Raj Sigdel, zhvilloi bisedime me figura të ndryshme në vend, përfshirë përfaqësues të protestuesve që detyruan kryeministrin K.P. Sharma Oli të jepte dorëheqjen.
“Shefi i ushtrisë ka nisur bisedime me parti të ndryshme dhe është takuar me përfaqësues të GenZ”, tha zëdhënësi i tij, Rajaram Basnet.
Që nga e marta, gjenerali Sigdel u kishte bërë thirrje të gjitha grupeve të përfshira në protesta të qetësohen dhe të angazhohen në dialog. Presidenti i Nepalit, Ramchandra Poudel, gjithashtu i bëri thirrje të gjithë botës të punojë së bashku për të gjetur një zgjidhje paqësore për këtë situatë të vështirë në vend.
Ushtria po zbaton me rigorozitet një shtetrrethim të vendosur deri në njoftim të mëtejshëm. Ushtarë të armatosur, me tanke dhe automjete të blinduara, janë vendosur në rrugë, midis makinave të djegura dhe dyqaneve të plaçkitura.
The post Nepal/ Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë bëhet kryeministre e përkohshme appeared first on Lapsi.al.
