Mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike, diskutohen vendimet që do të merren

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Partia Demokratike do të mbledhë ditën e sotme në orën 13:00 Kryesinë e partisë. Kjo është hera e parë që kjo strukturë mblidhet pas zgjedhjeve të 11 majit.

Sipas njoftimit të dhënë nga demokratët, në mbledhjen e Kryesisë, PD do të diskutojë mbi vendimmarrjen e saj në lidhje me qëndrimet e opozitës ndaj farsës zgjedhore dhe zhvillimet politike në vend.

Mbledhja do të nisë me një fjalë nga kryetari i partisë Sali Berisha në sallën “Pjetër Arbnori” drejtuar anëtarëve.

Ndërsa më pas pritet që diskutimet të zhvillohen me dyer të mbyllura, në lidhje me aksionin që PD-ja do të ndjekë, për tu përballur me qeverinë Rama 4.

The post Mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike, diskutohen vendimet që do të merren appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: