Në kërkim nga Italia për vjedhje, arrestohet në Kakavijë 35-vjeçari shqiptar (Emri)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar sot nga Policia Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë.

Bëhet fjalë për Erjon Pere, 35 vjeç, banues në Bulqizë, i njohur edhe me emrin Erjon Mera. Falë kontrolleve të policisë dhe bashkëpunimit të ngushtë me Interpol Tiranën, kapja e tij u bë e mundur pa incidente.

Shtetasi Pere ishte në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore në Macerata, Itali, e dënuan me 8 vite e 5 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja me dhunë” në bashkëpunim.

The post Në kërkim nga Italia për vjedhje, arrestohet në Kakavijë 35-vjeçari shqiptar (Emri) appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: