Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Demokrati Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në emisionin “Off the Record” në A2CNN, ku foli rreth përbërjes së kabinetit të ri qeveritar që u prezantuar mesditën e së mërkurës nga kryeministri i njohur. Mjeku i njohur u shpreh se nuk priste asnjë risi nga kabineti i ri, pasi mandatet e mëparshmë të Ramës kanë treguar se i komandon ai të gjitha.
“Pak rëndësi ka kush emër është ministër, Rama i komandon të gjitha. Pastaj janë dhe zëvendësit. Edhe me ligjin e ri, firmat e vejnë drejtorët. Pamë dhe reagimet që askush nuk dinte asgjë. Vota politike ka rënë. Gjysma e ministrave duhet ta dinin ku ishin. Ky është një format bëje mirë bëje vetë”, tha Alimehmeti.
LEXO EDHE: Rënia e Lalit, pasqyra ku çdo ministër i ri duhet të lexojë fatin
Më tej, Alimehmeti foli dhe për zgjedhjet që pritet të mbahen për bashkinë e Tiranës dhe mundësinë që ai të jetë kandidati i opozitës përballë Ogerta Manastirliut të shpallur sot nga kryeministri në Asamblenë e Përgjithshme të PS.
“Kemi një situatë kur kryeministri e la Tiranën në ilegjitimet dhe nuk e shkarkoi një kryetar bashkie që u fut në burg, kështu e ka ligji. Ai i dha urdhër këshillit bashkiak që të nisë procedurat. Ligjin duhet ta interpretojë gjykata.
Këshilli Bashkiak propozon… nuk e bëri sepse priste OK e Ramës. Çfarë i ndryshoi Ramës sot që e shkarkoi, ndryshoi ndonjë akuzë, jo.
LEXO EDHE: Ilir Alimehmeti kandidat i PD-së për Tiranën? Përgjigjet Berisha
Erdhi ndokush nga jashtë? Do flasim dhe ne brenda për brenda. Do kemi dhe ne forumet tona ku do të diskutojmë. Unë nuk flas asgjë përpara se të diskutoj në shtëpi. Besoj se dhe Berisha është me këtë qëndrim që në fillim diskutohet në shtëpi. Unë nuk punoj për lajme”, – deklaroi ai. /A2CNN
The post A do të garojë për bashkinë e Tiranës? Flet mjeku Ilir Alimehmeti appeared first on Lapsi.al.
