Kurti: Konstituimi i Kuvendit s’i shmang zgjedhjet e reja, nevojiten vota shtesë për presidentin

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se marrëveshja politike e arritur me Lidhjen Demokratike të Kosovës duhet t’i sigurojë edhe votat e nevojshme në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e reja.

’Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i qeverisë nuk i eviton zgjedhjet e reja, nëse nuk e zgjedhim edhe presidentin. Për ta zgjedhur presidentin neve na duhet që t’i kemi 2/3 [e deputetëve] të pranishëm në Kuvend”, tha Kurti.

Sipas tij, marrëveshja politike duket që s’ka qenë e mjaftueshme, “andaj ne e kemi të domosdoshme që t`i kemi aty të gjithë deputetët e marrëveshjes për kandidatin tonë të përbashkët prof.. Bekim Sejdiun ose të kemi edhe deputetë shtesë, pra kjo është shumë e rëndësishme’’.

Sa për t’jua kujtuar, Kurti më herët ka thënë se kanë 74 vota tani për tani, pas 6 deputetë të LDK-së thanë se nuk e mbështesin kandidaturën e Sejdiut.

Nevojitet prania e të paktën 80 deputetëve në sallë që votimi për president të jetë i vlefshëm.

The post Kurti: Konstituimi i Kuvendit s’i shmang zgjedhjet e reja, nevojiten vota shtesë për presidentin appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: