Durrës/ Makinat te ‘Veliera’ u bllokuan nga uji, qytetari: Isha nisur me familjen për në aerport, dolëm me not

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Reshjet e dendura të shiut në orët e para të mëngjesit kanë shkaktuar përmbytje në disa rrugë të qytetit të Durrësit, përfshirë edhe nënkalimin e “Velierës” në lagjen nr. 1, pranë portit.

Drejtuesi i një automjeti ka mbetur i bllokuar në ujë për orë të tëra bashkë me familjen të cilët u përballen me një situatë mjaft të rrezikshme për jetën e tyre.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30, kur familja po udhëtonte drejt aeroportit të Rinasit. Shoferi ka tentuar të kalojë nënkalimin, duke menduar se niveli i ujit ishte i përballueshëm, por automjeti është mbuluar nga uji dhe ka mbetur i bllokuar në mes të rrugës. Ai ka treguar se bashkë me familjen kanë arritur të dalin me not nga rruga e bllokuar.

Po vinim nga ora 5 e gjysmë, isha për në Rinas. Mendova që po e kaloj, se nuk kishte shumë. Por ngeca bashkë me familjen në makinë. Pastaj me not dolëm jashtë. Shkuam u ndërruam u bëmë. Makina e bllokuar, ka që në orën 5 e gjysmë aty. Kishte pak më tepër, tani është ulur niveli i ujit, ishte deri tek pasqyrat. Kjo është makinë e re, mund të them që nuk bëhet më. Është 40 mijë euro makinë”, rrëfeu pronari i makinës për mediat.

Fatmirësisht, asnjë nga anëtarët e familjes nuk ka pësuar lëndime, por ngjarja nxjerr në pah edhe një herë rrezikun serioz që krijon mungesa e infrastrukturës së përshtatshme për përballimin e reshjeve intensive në një qytet bregdetar si Durrësi.

The post Durrës/ Makinat te ‘Veliera’ u bllokuan nga uji, qytetari: Isha nisur me familjen për në aerport, dolëm me not appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: