Lejoi kalimin e 2 personave të shpallur në kërkim, AMP arreston policin e Qafë-Botës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) njofton se në bashkëpunim me Prokurorinë Elbasan, ka ndaluar punonjësin e policisë inspektor K. C., me detyrë Kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare “Qafë Botë”, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Vlorë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

Ndalimi i tij u bë i mundur pasi në datën 07.09.2025 rreth orës 12:39, ka lejuar kalimin e shtetasve T. H. dhe R. H., ndaj të cilëve Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan kishte urdhëruar ndalimin në kuadër të procedimit penal të vitit 2023, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

The post Lejoi kalimin e 2 personave të shpallur në kërkim, AMP arreston policin e Qafë-Botës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: