Manastirliu do kandidojë si kryebashkiake e Tiranës, rikthehet në Kuvend Blerina Gjylameti

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Vendimi i kryeministrit Rama për të kandiduar Ogerta Manastirliun si kryebashkiake e Tiranës, pasi shkarkoi nga detyra Erion Veliajn, i ka hapur rrugë rikthimit në Kuvend të Blerina Gjylametit.

Automatikisht Ogerta Manastirliu do të duhet të heqë dorë nga mandati i deputetes, që e fitoi në zgjedhjet e 11 Majit, për të kandiduar për kreun e Bashkisë.

Në Kuvend nga lista e PS-së, rikthehet në Parlament Blerina Gjylamenti, e cila ishte në listë të hapur. Kjo e fundit mbeti jashtë Kuvendit pas një gare të fortë për votat me Olta Xhaçkën.

The post Manastirliu do kandidojë si kryebashkiake e Tiranës, rikthehet në Kuvend Blerina Gjylameti appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: