Masakra e Shkodrës/ Vrau 2 persona dhe plagosi 2 të tjerë, lihet në burg Ragip Gila

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Ragip Gila, i dyshuari si ekzekutor i ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin më 8 shtator.

Ai akuzohet për vrasjen e Armando Palit dhe Liridon Krajës, si dhe plagosjen e Erogen Vaso dhe Meri Kacerit. Kriimi ndodhi në ambientet e jashtme të një lokali pranë Bashkisë Shkodër.

Gila ka deklaruar se dëshironte të qëllonte vetëm Erogen Vason dhe nuk kishte probleme me personat e tjerë që u përfshinë në ngjarje.

The post Masakra e Shkodrës/ Vrau 2 persona dhe plagosi 2 të tjerë, lihet në burg Ragip Gila appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: