SPAK mbylli dosjen dhe e dërgoi për gjykim, Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ish-kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë masën e arrestit në burg të vendosur ndaj tij prej GJKKO dhe lënë në fuqi nga Apeli i Posaçëm. Kujtojmë se një ditë më herët SPAK mbylli hetimet dhe e dërgoi për gjykim dosjen e Veliajt.

Ish-kryebashkiaku ndodhet në qelitë e paraburgimit të Durrësit që prej shkurtit të këtij viti për çështje të lidhur me korrupsion dhe abuzim me detyrën gjatë kohës së kryetar bashkie i kryeqytetit.

Së bashku me të edhe biznesmeni Elman Abule ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për masën e arrestit shtëpiak vendosur ndaj tij me kërkesë të SPAK. Veliaj dhe Abule kërkojnë informacion dy mujor lidhur me zbatimin e masës ndaj tyre.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të Asamblesë së PS-së njoftoi edhe shkarkimin nga detyra si kryebashkiak të Tiranës të Erion Veliajt, pasi bashkia më e madhe në vend nuk ka një drejtues që prej 10 shkurtit kur Veliaj u prangos në kuadër të hetimeve për korrupsion dhe abuzim me detyrën.

Rama lajmëroi se kandidatja socialiste në zgjedhjet e parakohshme për bashkinë Tiranë, do të jetë Ogerta Manastirliu.

The post SPAK mbylli dosjen dhe e dërgoi për gjykim, Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: