Masakra në Shkodër, çfarë po heton policia

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia e Shkodrës po vijon hetimet në lidhje me masakrën që ndodhi më 8 shtator, ku mbetën të vdekur dy persona ndërsa dy të tjerë u plagosën.

Grupi hetimor është duke rindërtuar skemën e krimit përmes kamerave të sigurisë së lëvizjeve të autorit të dyshuar, 29-vjeçarit R.G, para dhe pas ngjarjes së rëndë.

Pas arrestimit, ai është marrë nga policia për të shpjeguar rrugën që ka ndjekur për t’u larguar. Gjatë shpjegimeve ai ka qenë kontradiktor.

Po ashtu, hetuesit kanë marrë dëshminë e M.L, lidhur me banesën e motrës së tij ku u gjetën armë, municione dhe dronë.

Ai ka deklaruar se shtëpia i takonte të motrës, të cilën e ka dhënë me qira banesën pasi jeton jashtë vendit. Për këtë arsye, ai do të vendosë në dispozicion edhe një kontratë.

Dyshohet se autori ka bashkëpunuar me më shumë se dy persona të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim.

Pista kryesore e hetimeve është ajo e larjes së hesapeve dhe që urdhri të jetë dhënë nga një grup kriminal.

Kujtojmë se nga ngjarja mbetën dy viktima Armando Pali e Liridon Krajën, si dhe dy të plagosur: E.V. (Brajoviç), i cili ishte dhe shënjestra atentatit, si dhe një kamariere 25-vjeçare.

Lexo më tej: Erogen Brajoviq mes krimit dhe politikës/ Si e shmangu ekstradimin drejt Malit të Zi 

The post Masakra në Shkodër, çfarë po heton policia appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: