Shqetësimet e PD/ Rama ironizon me “Diellën”, Bardhi: Ajo është pseudonimi i Linda Ramës, pyete për AKSHI-n

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Pas mbylljes së pjesës së parë të seancës konstituive të Kuvendit, Edi Rama ka bërë një postim ironizues në rrjetet sociale ndaj opozitës për tensionet që shkaktoi dhe shqetësimin e ngritur se nuk mund të ndryshohen komisionet pa u ndryshuar rregullorja.

Rama, komentin e jep përmes Diellës, “ministres” me Inteligjencë Artificiale që njoftoi një ditë më parë, dhe zbulon edhe “bisedën” me të.

“Diella pa parlamentin sot dhe sapo më tha: Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra! Si i bëhet e pyeta? Kurrë mos e pengo tha, kundërshtarin që po gabon”, – ka shkruar Rama në një postim në rrjetet sociale.

E pas këtij postimi të Ramës, ka ardhur një përgjigje nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili e ka cilësuar “Diellën” si “pseudonimin e ri të Linda Ramës”, duke iu referuar bashkëshortes së kryeministrit dhe duke ngritur aludime për përfshirjen e saj në tenderat e AKSHI-t.

“Edi Rama paska komunikuar me “Diellën”, pseudonimi i ri i Linda Ramës, e cila për shkak të eksperiencës që ka me teknologjinë e informacionit, posaçërisht me tenderat e AKSHI-it, është shpallur Ministre virtuale. Mirë do ishte ta pyeste për fondet e AKSHI-it, se për opozitën ka kush përgjigjet!” – shkruan Bardhi në reagimin e tij në rrjetet sociale.

The post Shqetësimet e PD/ Rama ironizon me “Diellën”, Bardhi: Ajo është pseudonimi i Linda Ramës, pyete për AKSHI-n appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: