Tudor sfidon Inter e tregon metodën te Juventus: “Yildiz, nuk i them kurrë asgjë”

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Juventus i Igor Tudor po përgatitet për provën e parë të madhe të sezonit: Derbin e Italisë kundër Inter. Pas dy fitoreve në dy javët e para të Serie A, bardhezinjtë mbërrijnë në Stadium me pikë të plota, gati për t’u përballur me skuadrën e Cristian Chivu. Për Tudor, i konfirmuar në verë pas marrjes së detyrës nga Thiago Motta, do të jetë përballja e parë direkte me zikaltërit si trajner i Juventusit.

“Vlen më shumë se tre pikë, për mua është i pari si trajner” – shpjegoi kroati për Dazn. “Mua më pëlqen ky peshë, më vjen më e lehtë të përgatis këto ndeshje. Interi është një skuadër e madhe, kanë dy finale të Champions, vijnë këtu lojtarë të pjekur. Ne luajmë me kartat tona dhe pastaj shohim kush do të jetë më i miri”.

Titulli dhe metoda e Tudor: “Për objektivat flas vetëm në mbledhjet e fillimit të vitit”

I intervistuar nga Ciro Ferrara, ish-shok dhome i tij, Tudor nuk e ka fshehur ambicien: “Të luftosh për të fituar titullin? Ajo është e qartë… Në fillim të sezonit në një çift mbledhjesh flas për mundësitë tona dhe pastaj gjatë gjithë vitit nuk flas për objektiva. Nuk flitet, objektivat arrihen”. Trajneri ngul këmbë mbi një parim të konkretësisë së përditshme: pak fjalë dhe shumë fakte, me një qasje që përpiqet t’ua transmetojë edhe lojtarëve të tij.

Rëndësia e Bremer: “Është i mirë si buka, por në fushë është i keq”

Tudor ka theksuar gjithashtu vlerën e mbrojtësit brazilian Bremer, i rikthyer titullar pas mungesës së gjatë sezonin e kaluar: “Rëndësi e jashtëzakonshme, nga çdo këndvështrim: jo vetëm si lojtar, por edhe si lider, si një nga ata që dhoma e zhveshjes ka nevojë në këtë moment. Skuadra është e re dhe ndoshta i mungon pak në këto gjëra, ai përkundrazi i ka sjellë. Pastaj është një djalë shumë i mirë, si buka, por në fushë është i keq”. Një pikë referimi që, sipas trajnerit, po i jep ekuilibër dhe personalitet prapavijës juventine.

Vlahovic mes dashurisë dhe shkopit: “Një situatë shumë e veçantë”

Nuk mund të mungonte një pasazh mbi Dusan Vlahovic, në qendër të një vere të trazuar: “Me kontratën në skadim e tija është një situatë shumë e veçantë. Do t’i bëjë shumë mirë, ai ka 25 vjeç, është ende duke u ndërtuar si person. Vitet më të mira i ka përpara… Unë përpiqem t’i jap dashuri kur i duhet dashuri, dhe kur i duhet shkopi i jap shkopin”. Për Tudor serbi mbetet një pikë e fortë, pavarësisht situatës kontraktuale: forcë, gola dhe pjekuri mendore, në një fazë vendimtare të karrierës.

Shembulli i Yildiz: “Nuk i them kurrë asgjë përpara të tjerëve”

Ndryshe është fjala për Kenan Yildiz, talent që po imponohet në dhomën bardhezi: “Yildiz-it nuk i them kurrë asgjë përpara të tjerëve, sepse bën gjithçka që duhet të bëjë gjithmonë. Rrallëherë i themi diçka si nga pikëpamja e lojës, ashtu edhe nga ajo e sjelljeve”.

Kroati identifikon tek motivimi i përditshëm çelësin e rrugëtimit të tij: “Dallimin e bën ai motivim i brendshëm që njeriu ka për të mbërritur dhe për të bërë atë që duhet të jetë çdo ditë. Yildiz po tregon se e bën dhe shpresoj që të vazhdojë. Ka të gjitha atributet për t’u bërë me të vërtetë një top”.

Lexo më tej: Gafa e Juventus me Thuram: publikon foton e Khephren duke e quajtur Marcus

Me Derbin e Italisë në prag, Tudor ka bërë të qarta parimet e tij: punë, koherencë dhe menaxhim i personalizuar i lojtarëve. Juventusi kërkon identitet dhe soliditet, trajneri kroat po përpiqet ta ndërtojë atë duke nisur nga figura kyçe si Vlahovic, Yildiz dhe Bremer.

The post Tudor sfidon Inter e tregon metodën te Juventus: “Yildiz, nuk i them kurrë asgjë” appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: