Policia shkon me helikopter tek parcelat e kanabisit në Shkodër, arrestohet kryeplaku, në kërkim kultivuesi

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia e Shkodrës vijon me intensitet operacionin antikanabis të koduar “Koordinata”, i cili synon goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike në territorin e qarkut. Gjatë kontrolleve të fundit janë zbuluar dhe asgjësuar 9,317 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa, ndërsa janë proceduar disa persona të përfshirë.

Në kuadër të këtij operacioni:

  • Në njësitë administrative Shosh dhe Pult, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër asgjësuan 4,403 bimë kanabisi. Për këtë rast, është proceduar penalisht kryetari i fshatit Ndrejaj, shtetasi N. V., i dyshuar për shpërdorim detyre.
  • Në njësitë administrative Kastrat dhe Qendër, Policia e Malësisë së Madhe, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, asgjësoi 347 bimë narkotike. Ndërkohë, është shpallur në kërkim shtetasi A. H., 52 vjeç, i cili kishte kultivuar 46 bimë kanabisi në banesën e tij në fshatin Kamicë.
  • Në njësitë administrative Shllak dhe Temal, në territorin e Vaut të Dejës, policia asgjësoi 4,547 bimë narkotike.
  • Në zonën e njësisë administrative Fierzë (Pukë), u gjetën dhe u asgjësuan 20 bimë kanabisi.

Policia bën me dije se vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme. Operacioni “Koordinata” mbetet aktiv në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, me synimin për të ndalur kultivimin e lëndëve narkotike dhe për të vendosur para drejtësisë të gjithë autorët.

gijotina.com/

The post Policia shkon me helikopter tek parcelat e kanabisit në Shkodër, arrestohet kryeplaku, në kërkim kultivuesi appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: