Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, e ka cilësuar si “skandal botëror” mungesën e Pedrit dhe Raphinhas në listën e 30 kandidatëve për Topin e Artë 2026.
Ish-trahneri portugez ka folur për këtë çështje gjatë një interviste në emisionin “El Món a RAC1”, duke shprehur hapur pakënaqësinë e tij për faktin se dy prej lojtarëve kryesorë të Barcelonës nuk janë përfshirë në listën e publikuar nga “France Football”.
“Për mua është një skandal botëror që Pedri dhe Raphinha nuk janë në listë. Ka padrejtësi që ndodhin. Fakti që Pedri nuk është aty, me talentin që ka, më duket i pakuptueshëm”, ka deklaruar Deco.
Ndërkohë, drejtori sportiv i klubit katalanas beson se Lamine Yamal është kandidati kryesor për ta fituar çmimin individual më prestigjioz në futboll.
Pedri dhe Raphinha janë ndër mungesat më të mëdha në listën e 30 kandidatëve për Topin e Artë 2026, ndërsa Barcelona përfaqësohet nga Lamine Yamal, Pau Cubarsí dhe Ferran Torres. Ceremonia e ndarjes së çmimit do të mbahet më 26 tetor në Londër.
The post “Skandal botëror”, Deco reagon ashpër ndaj listës së Topit të Artë appeared first on Euronews Albania.
