Shtyp me gomë këmbën e efektives së qarkullimit, i kërkoi të zhvendoste makinën

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia e kryeqytetit ka arrestuar një shtetas për sjellje të rrezikshme në rrugë dhe kundërshtim ndaj punonjësve të rendit,

Specialistët e Komisariatit Nr. 2 arrestuan shtetasin J. H., 42 vjeç, pasi kishte parkuar automjetin në mënyrë të parregullt dhe kishte penguar qarkullimin. Kur iu kërkua të zhvendoste mjetin, ai kundërshtoi ndërhyrjen e punonjësve të policisë dhe në përpjekje për t’u larguar, me gomën e automjetit i shkaktoi lëndime në këmbë një efektiveje të policisë.

Ngjarja është referuar për ndjekje të mëtejshme në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Policia e Tiranës thekson se çdo veprim i tillë ndaj forcave të rendit do të përballet me forcën e ligjit.

gijotina.com/

The post Shtyp me gomë këmbën e efektives së qarkullimit, i kërkoi të zhvendoste makinën appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: