Akuzohet për vdekjen e anglezes/ Gjykata kalon për gjykim dosjen e Saimir Kushovës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjykata e Sarandës ka vendosur ta kalojë për gjykim dosjen penale ndaj Saimir Kushovës, i cili akuzohet për vdekjen e turistes britanike Rebbeca Gannon, e cila humbi jetën tragjikisht tre vite më parë teksa bënte zhytje me ekspeditë në bregdetin shqiptar. Konkretisht Kushova akuzohet për “shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”. Vendimi për dërgimin e çështjes për gjykim u mor më datë 11 shtator, ndërsa më herët dosja ishte kthyer për plotësim të hetimeve, pasi ishin konstatuar mangësi.

The post Akuzohet për vdekjen e anglezes/ Gjykata kalon për gjykim dosjen e Saimir Kushovës appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: