Përplasen dy mjete detare në Kakome, plagosen 3 turistë të huaj

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Tre turistë të huaj kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së dy mjeteve detare turistike në gjirin e Kakomesë. Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:10 dhe të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës.

“Sot, më datë 14 shtator 2025, rreth orës 13:10, në gjirin e Kakomesë ka ndodhur një përplasje mes dy mjeteve lundruese turistike. Si pasojë e aksidentit, tre shtetas të huaj kanë mbetur të lënduar: Charlotte Ann Richards – shtetase australiane, Alit El Haj Sofian – shtetas francez, Bionde Catherine – shtetase italiane.

Të lënduarit u dërguan në Spitalin Rajonal Sarandë për ndihmën e nevojshme shëndetësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

 

The post Përplasen dy mjete detare në Kakome, plagosen 3 turistë të huaj appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: