Pësoi infrakt, ja si është gjendja e ambasadorit ukrainas

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov ka pësur infarkt teksa ndodhej në fshatin e Voskopojës në Korçë.

Ai më pas është nisur me urgjencë drejt spitalit të Korçës ku ka marrē ndihmën e parë.

Ambasada e Ukrainës bëri të ditur në përgjigje të interesimit të mediave, gjendja e ambasadorit është stabël, teksa ka vlerësuar profesionalizmin e mjekëve të spitalit të Korçës.

“Gjendja e ambasadorit është stabël. Po pergatitet te transportohet me helikopter drejt Tiranës. Mjekët e spitalit të Korçës kanë treguar profesionalizëm,” njoftoi ambasada ukrainase.

Prej vitit 2020, Shkurov mban detyrën e ambasadorit të Ukrainës në vendin tonë.

The post Pësoi infrakt, ja si është gjendja e ambasadorit ukrainas appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: