Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Fakti që Armando Broja pati mjaftueshëm minuta në ndeshjet e fundit me Shqipërinë, u mendua se trajneri i Burnley, Scott Parker do i jepte më shumë besim në fushë.
Por dueli me Liverpoolin demostroi qartë se “timonieri” i Burnley nuk ka ndërmend ti jap detyra të rëndësishme. Edhe pse u ble për 23 milionë euro, Broja mori vetëm 8 minuta kundër kampionëve në fuqi të Premier League.
Në këtë takim, Burnley nuk e goditi në asnjë rast portën e Alisson, tregues se sulmuesit si Foster apo Anthony nuk ishin në gjendje të bënin diferencën. Në bazë të vlerësimit të “SofaScore” edhe pse Armando Broja mori vetëm 8 minuta, u vlerësua me notën 6.6, kundrejt 6.2 të Foster apo 6.3 nga Anthony.
The post Vetëm 8 minuta në fushë, Armando Broja ndjehet i zhgënjyer në përballjen me Liverpool appeared first on GIJOTINA.
