Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
James Rubin, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë ka qenë ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, po dëshmon në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve në Gjykatën Speciale në Hagë.
Se do të dëshmonte në këtë proces Rubini e ka konfirmuar javën që shkoj në emisionin “Christiane Amanpour Presents: The Ex Files”.
“Do të jem në Evropë, sepse javën e ardhshme do të jap dëshmi në Tribunalin Special për krime lufte në Kosovë dhe si dikush që i ndihmoi Madeleine Albrightit në themelimin e Tribunalit fillestar për krime lufte. Kjo nënkupton se do të kthehem përsëri në fillim dhe kam më shumë për të thënë për këtë javën e ardhshme”, ka thënë ai.
E dëshmi mbrojtëse nuk pritet të paraqesin ekipet mbrojtëse të ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli dhe ish deputeti i LVV-së Rexhep Selimi.
Paneli i gjyqtarëve i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë përmes një shkrese më 2 shtator ka njoftuar se mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të përgatitet për të paraqitur shkresat përfundimtare të gjykimit para 22 dhjetorit të këtij viti.
Në protestë dolën mijëra pjesëmarrës, shumica prej tyre nga diaspora, por pati edhe nga Kosova që udhëtuan.
Ata mbanin flamuj kombëtarë e pankarta me portretet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit që po gjykohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së tyre ka nisur në prill të vitit 2023.
Në mbi dy vjet, Zyra e Prokurorit të Specializuar thirri në gjykatore 125 dëshmitarë, si dhe ka paraqitur rreth 3.000 prova materiale.
Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasjen e më shumë se 100 viktimave, si dhe mbajtjen në paraburgim në mënyrë të paligjshme e torturimin e qindra viktimave.Koha Ditore
The post Ish-ndihmëssekretari amerikan, James Rubin, dëshmon në Hagë pro Thaçit appeared first on Lapsi.al.
