Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një 26-vjeçar me nënshtetësi palestineze është arrestuar nga Policia Kufitare Kakavijë pasi është konstatuar duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.
Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Njoftim i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin pakistanez Z. A., 26 vjeç, pasi dje, është konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
The post Kaloi ilegalisht kufirin, arrestohet shtetasi palestinez në Kakavijë appeared first on Lapsi.al.
