Policia jep detaje mbi ekzekutimin e shkodranit në Kanada, në janar humbi gruan

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Dalin në dritë të tjera detaje nga ekzekutimi i shkodranit Paulin Harusha në Kanada.

Policia thotë se ngjarja e rëndë ndodhi në mesnatën e 13 shtatorit.

Kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes, ajo e gjeti 43-vjeçarin me plagë të rënda nga armë zjarri brenda makinës së tij.

Hetuesit thonë se autorët u larguan përpara se të mbërrinte policia. Ata u larguan me një fuoristradë me ngjyrë të hapur.

Autoritetet nuk kanë publikuar asnjë përshkrim për autorët, por kanë kërkuar ndihmën e publikut. Banorëve, bizneseve dhe shoferëve të zonës iu është kërkuar që të rishikojnë kamerat e tyre për të parë nëse ka të dhëna që mund të ndihmojnë për të identifikuar mjetin ose të dyshuarit.

Ndërkohë, në mediat sociale, banorët e zonës thonë se Harusha kishte humbur në fillim të këtij viti edhe bashkëshorten e tij, Brankën. Çifti la pas dy fëmijë.

gijotina.com/

The post Policia jep detaje mbi ekzekutimin e shkodranit në Kanada, në janar humbi gruan appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: