Ministri i Jashtëm grek: Nuk i frikësohemi një incidenti ushtarak me Turqinë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ministri i Jashtëm i Greqisë, George Gerapetritis ka reaguar këtë të mërkurë lidhur me Turqinë. Në reagimin e tij, ministri grek u shpreh se nuk ka frikë nga një përplasje e mundshme ushtarake me Turqinë teksa theksoi se është e panevojshme për sa kohë që dialogu dypalësh vazhdon. Por nga ana tjetër ai shtoi se Greqia ka forcë për t’u përgjigjur në çdo rast dhe skenar.

“Nuk kam frikë nga ndonjë incident ushtarak, dhe kjo ndodh sepse kanalet e komunikimit me Turqinë vazhdojnë të ekzistojnë në kuadër të dialogut të strukturuar. Për momentin, ne kemi forcën për t’iu përgjigjur çdo gjëje. Ne nuk e dëshirojmë dhe nuk presim ndonjë incident ushtarak. Nga ana tjetër, është e qartë se jemi të përgatitur për gjithçka”, tha ai.

The post Ministri i Jashtëm grek: Nuk i frikësohemi një incidenti ushtarak me Turqinë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: