Champions/ Sot spikat Bayern – Chelsea dhe Liverpool – Atletico, në fushë edhe Interi e PSG

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Melodia e Champions League do dëgjohet edhe këtë të mërkurë në gjashtë stadiume evropiane. Duke nisur nga ora 18:45 në Athinë, Olympiacos pret debutuesit e Pafos FC, me qipriotët që janë befasia e madhe e sezonit. Po në këtë orar, Slavia e Pragës luan në shtëpi kundër Bodo/Glimt.

Në orën 21:00 janë programuar katër duelet e tjera. Sfida që spikat më shumë është ajo mes Bayern Munich dhe Chelsea në Gjermani, apo dueli mes Liverpool dhe Atletico Madrid në ‘Anfield’.

Në ‘Parkun e Princave’, kampionët në fuqi të PSG-së luajnë kundër Atalantës së Berat Gjimshitit. Ndërkohë që Interi ka një përballje jo të lehtë në letër, pasi italianët udhëtojnë për në Amsterdam ku i pret Ajax.

Të martën u zhvilluan gjashtë ndeshjet e para, ndërsa raundi i parë i fazës së ligës mbyllet të enjte me gjashtë duelet e fundit.

Champions League, faza e ligës – Ndeshjet e para:

E martë, 16 shtator 2025

18:45

Athletic Bilbao 0-2 Arsenal

PSV 1-3 Royale Union SG

21:00

Benfica 2-3 Qarabag

Juventus 4-4 Dortmund

Real Madrid 2-1 Marseille

Tottenham 1-0 Villarreal

E mërkurë, 17 shtator 2025

18:45

Olympiacos – Pafos FC

SK Slavia Praga – Bodo/Glimt

21:00

Ajax – Inter

Bayern Munich – Chelsea

Liverpool – Atletico Madrid

PSG – Atalanta

E enjte, 18 shtator 2025

18:45

Club Brugge – Monaco

Copenhagen – Bayer Leverkusen

21:00

Eintracht Frankfurt – Galatasaray

Manchester City – Napoli

Neëcastle – Barcelona

Sporting Lisbone – Kairat Almaty

The post Champions/ Sot spikat Bayern – Chelsea dhe Liverpool – Atletico, në fushë edhe Interi e PSG appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: