Kaloi ilegalisht kufirin me produkte ushqimore pa faturë, arrestohet 53-vjeçari

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 53-vjeçar është arrestuar pas kalimit të kufirit me produkte ushqimore pa faturë.
Si pasojë e kësaj shkeljeje ligjore është sekuestruar edhe automjeti bashkë me produktet ushqimore.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet intensive për goditjen e veprimtarive kriminale në kufi.

Kaloi ilegalisht kufirin, me një automjet me produkte ushqimore pa faturë, kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe arrestohet 53-vjeçari. Sekuestrohen automjeti dhe produktet.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Shishtavec, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në kufi, gjatë kontrolleve në terren, kanë konstatuar në fshatin Pakisht, automjetin kamionçinë me drejtues shtetasin S.  V.

Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan produkte ushqimore, pa faturë. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin S. V., 53 vjeç, banues në Rahovec, për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Kaloi ilegalisht kufirin me produkte ushqimore pa faturë, arrestohet 53-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: