Shkarkimi i Erion Veliajt nga posti i kryetarit, këshilltarët socialistë do të votojnë të martën

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Këshilltaret socialist në Bashkinë e Tiranës kanë zhvilluar një mbledhje në selinë e Partisë Socialiste ku kanë diskutuar për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e Kryetarit të Bashkisë.

Mbledhja po vijon ende dhe po drejtohet nga Kryetarja e Këshillit Bashkiak Megi Fino. Mesohet se është lene dita e martë për mbledhjen ku do të votohet shkarkimi i Erion Veliajt.

Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga peronat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

The post Shkarkimi i Erion Veliajt nga posti i kryetarit, këshilltarët socialistë do të votojnë të martën appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: