Slavia e Pragës nuk shkon më shumë se barazimi, zhgënjen edhe Olimpiacos

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

U zhvilluan dy ndeshjet e para të së mërkurës në Champions. Në “Fortuna Arena”, në Pragë, Slavia e Pragës barazoi 2-2 ndaj Bodo/Glimt, në një sfidë me ritëm shumë të lartë.

Vendasit kaluan në epërsi me Mbodji, duke shkuar në avantazh në dhomat e zhveshjes. Në minutën e 74të, Mbodji dyfishoi shifrat, duke të thënë përshtypjen se gjithçka kishte përfunduar sa i takon fatit të takimit.

Norvegjezët u kthyen në lojë me Bassin dhe morën një pikë pas golit të Fet në të 90-tën.

Olympiacos nuk shkon më shumë se barazimi 0-0 ndaj qipriotëve të Pafos, edhe pse këta të fundit luajtën me një lojtar më pak për pjesën e madhe të lojës.

The post Slavia e Pragës nuk shkon më shumë se barazimi, zhgënjen edhe Olimpiacos appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: