De Bryjn pritet si mbret në “Etihad Stadium”, por Napoli i Kontes vuan ndaj Mançester Sitit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Mançester Sitit nuk ka gabuar në nisje të fazës së ligës në Champions, duke e fituar xhiron e parë 2 me 0 ndaj Napolit. Ndeshja u zhvillua në “Etihad Stadium”, aty ku Kevin De Bryjn u prit me padurim.  Belgu e kaloi një dekadë me skuadrën e kaltër dhe i fitoi plot 19 trofe.  Por, kthimi i tij në këtë stadium nuk shkoi si duhet

Pas kartonit të kuq të kapitenit Di Lorenco në minutën e 21-të, trajneri Antonio Konte bëri zëvendësim të detyruar.

Pesë minuta më vonë, De Bryjn doli nga loja, por skuadra e tij u mbajt mirë në pjesën e parë. Golat e fitores, ekipi i udhëhequr nga Pep Guardiola, i shënoi në minutën e 56-të dhe të 65-të.

FT: Mançester Siti – Napoli 2-0

Haland 56′, Doku 65′

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

KARTONI I KUQ I DI LORENCOS: VIDEO 

gijotina.com/

The post De Bryjn pritet si mbret në “Etihad Stadium”, por Napoli i Kontes vuan ndaj Mançester Sitit appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: