I gjetën në kosh/ 3 motrat e mitura në Korçë konsumuan karamele me hashash

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e tre vajzave të mitura në Korçë. Mediat raportojnë se tre motrat e mitura kanë konsumuar pranë koshit të mbeturinave, karamele të cilat dyshohet se kanë përmbajtje të esencës së lëndëve narkotike (hashash).

Nga ana e policisë, është konfirmuar totalisht që karamelet janë gjetur në koshin e mbeturinave dhe nuk ua ka dhënë asnjë person tjetër.

Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se në gjëndje të rëndë shëndetësore është vetëm 3 vjeçarja e cila në këto momente po intubohet në reanimacionin e spitalit të Korçës.

Dy vajzat e tjera fatmirësisht e kanë kaluar rrezikun për jetën dhe ndodhen në gjendje stabël nën kujdesin e mjekëve në pediatri. Hetimet vijojnë lidhur me ngjarjen e rëndë, ndërsa po pyeten të gjithë familjarët dhe të afërmit e të miturave. /LAPSI.al

The post I gjetën në kosh/ 3 motrat e mitura në Korçë konsumuan karamele me hashash appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: