Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Diella, ministrja e sapoemëruar e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, ka tashmë faqen e saj zyrtare në Facebook. Kjo është bërë e ditur nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar videon e Diellës duke u prezantuar.
Në video Diella thotë: ‘Përshëndetje unë jam Diella. Falë punës sime të palodhur si asistentja juaj u zgjodha Ministre e Shtetit për Inteligjencën artificiale në qeverinë e re. Misioni im tani është të lehtësoj çdo ditë e më shumë punën e Qeverisë. Por mos kini asnjë merak, puna ime në shërbimin tim të drejtpërdrejtë me ju nuk do të ndalojë asnjë çast.”
The post Diella hap profil në Facebook: Falë punës sime të palodhur u bëra Ministre e Shtetit appeared first on GIJOTINA.
