Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Ka përfunduar mbledhje e grupit të Partisë Demokratike, e cila nisi menjëherë pas votimit të programit të qeverisë, për të cilin nuk pati debat.
Pas mbledhjes, kreu i grupit të PD-së Gazment Bardhi foli për mediat duke thënë se, “kërkojnë përsëritje të seancës së sotme; Begaj të mos thërrasë për betim ministrat, ndërsa do kërkojnë shkarkimin e Niko Peleshit nga pozicioni i kryetarit të Kuvendit.
“Nuk na e mbyllni dot gojën”, tha Bardhi para gazetarëve, duke iu drejtuar mazhorancës.
“Na është mohuar e drejta e fjalës. Ne kërkojmë përsëritjen e seancës parlamentare të paraqitjes së programit politik dhe kabinetin. Presidenti të konstatojë që votimi është antikushtetues sepse është kryer jashtë rregullave dhe të mos thërrasë për betim anëtarët e propozuar të këshillit të ministrave.
Grupi parlamentar ka vendosur nisjen e procedurave parlamentare, mocionit për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, për shkak se është një kukull që urdhërohet nga Rama dhe është një njeri i marrë peng për shkak të aferave të tij me Klodian Zoton”, tha Bardhi.
The post “Nuk na e mbyllni dot gojën”, PD kërkon shkarkim të Peleshit dhe përsëritje të seancës appeared first on GIJOTINA.
