Lubonja: Rama mbështet Izraelin, por për të qetësuar myslimanët u hap muze

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjatë një aktiviteti kulturor të mbajtur me rastin e botimit të librit “Industria e Holokaustit” të Norman Finckelstein, Fatos Lubonja kritikoi kryeministrin Edi Rama për mënyrën se si sipas tij, po përdor myslimanët shqiptarë për interesa politike.

Sipas Lubonjës, edhe pse Shqipëria ka shumicë myslimane, qëndrimet e fundit të qeverisë në raport me konfliktin në Lindjen e Mesme, tregojnë një kurs të afërt me Izraelin, duke përmendur abstenimin e Tiranës në votimin e rezolutës për Palestinën në OKB.

Për Lubonjën, lajmi për hapjen e një muzeu të artit islam, u përdor për të qetësuar reagimet e komunitetit mysliman për heshtjen ndaj asaj që po ndodh në Gazë.

The post Lubonja: Rama mbështet Izraelin, por për të qetësuar myslimanët u hap muze appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: