Pas arratisjes me makinë, arrestohet “Çekiçi” i Korçës: Dëgjohemi kur të dal!

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia e Korçës ka arrestuar 27-vjeçarin Kostandin Dramolli, i cili njihet me emrin si reper “Çekiçi 14” dhe pretendon të bëjë një jetë “rebeli”.

Sipas autoriteve policore, ai është vënë në pranga pasi nuk i është bindur urdhrit të uniformave blu për të ndaluar, në aksin rrugor “Qafë Plloçë-Qukës”.

“Oficeri i Policisë Gjyqësore arrestoi në flagrancë shtetasin K. D., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi në aksin “Qafë Plloçë-Qukës”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë Rrugore, për të ndaluar automjetin.” – thuhet në njoftim.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ku Kostandin Dramolli e ka filmuar veten teksa drejton automjetin dhe tenton të arratiset, teksa është duke u ndjejur nga Policia. Ai e ka publikuar videon vetë në rrjetet sociale, teksa krahas saj, shkruan: “Estrada dëgjohemi kur të dal nga burgu”.

Kostandin Dramolli, i njohur si “Çekiçi 14”, u bë i njohur pak kohë më parë, kur filmoi veten duke qëlluar me gur Bashkinë e Korçës për të kundërshtuar aksionin e Edi Ramës për të liruar hapësirat publike. Ai më parë ka qenë futbollist, ku ka luajtur si portier në Kategorinë Superiore edhe me ekipin e Bylisit.

https://www.instagram.com/reel/DOtLOB8DD20/?utm_source=ig_web_copy_link

gijotina.com/

The post Pas arratisjes me makinë, arrestohet “Çekiçi” i Korçës: Dëgjohemi kur të dal! appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: