Shqipëria forcon aleancat ushtarake, Kingji takon zëvendëskomandantin e JFC Napolit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral  Arben Kingji zhvilloi një takim me zëvendëskomandantin e Komandës së Forcës së Bashkuar Aleate në Napoli, gjenerallejtënant Peter Scott.

Në takim u diskutua mbi rolin e rëndësishëm të kësaj komande në zonën e saj të përgjegjësisë, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor.

Kingji shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e JFC Napolit në përfshirjen e Korridorit VIII në rishikimin e Planeve Rajonale të Evropës Juglindore.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura theksoi se, Shqipëria mbetet e angazhuar në rritjen e investimeve në infrastrukturën ushtarake dhe logjistike, me qëllim lehtësimin e lëvizshmërisë, forcimin e bashkëpunimit dhe ndërveprimit me aleatët, teksa shtoi se, prioriteti i Shqipërisë është qëndrueshmëria dhe siguria në rajon, ndërsa vlerësojmë lart rolin e misionit KFOR në këtë drejtim.

The post Shqipëria forcon aleancat ushtarake, Kingji takon zëvendëskomandantin e JFC Napolit appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: