Ferrari një katastrofë në Baku, Verstappen merr ‘poleposition’! Ditë ‘jo’ edhe për McLaren

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

BAKU, Azerbajxhan – Formula 1 mbylli provat zyrtare për Çmimin e Madh të Bakusë, që e zhvillon garën finale të diel në orën 13:00 me atë shqiptare. Max Verstappen i Red Bull ia doli të ishte më i shpejti në pistë duke marrë ‘poleposition’ para Sainz dhe Lawson, ndërsa Lewis Hamilton ishte një zhgënjim që në xhiron e dytë. Edhe Leclerc shumë larg në nisjen e nesërme, vetëm i dhjeti.

Verstappen siguron një ‘poleposition’ për herë të gjashtë këtë sezon, ndërsa Lando Norris me McLaren do niset nga vendi i shtatë. Një ditë “jo” kjo për skuderinë kryesuese, që në pistën qytetase të Bakusë dhe në rrugët e ngushta nuk ka dhënë më të mirën, të paktën në provat zyrtare.

Për momentin renditjen sezonale e kryeson Oscar Piastri me 324 pikë, ndjekur nga shoku i ekipit McLaren, Lando Norris me 293 pikë. Pas tyre Verstappen me 230 pikë. Për ekipe, McLaren prin me 617 pikë, ndjekur nga Ferrari me 280 pikë.

The post Ferrari një katastrofë në Baku, Verstappen merr ‘poleposition’! Ditë ‘jo’ edhe për McLaren appeared first on www.lexo.al.

Shpërndaje: