Xhubleta “pushton” Oktoberfest-in: Tradita shqiptare në zemër të Mynihut

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Në festën e Birrës në Mynih, njohur me emrin Oktoberfest, janë ekspozuar edhe veshjet tradicionale shqiptare.

Përfaqësues të komunitetit shqipfolës në Mynih, të mbështetur nga Shoqata “Iliria München”, parakaluan me simbolet dhe kostume kombëtare shqiptare, duke u bërë pjesë e kësaj feste madhështore që tërheq mijëra vizitorë nga e gjithë bota.

Ky akt shënoi një moment të rëndësishëm në përfaqësimin e kulturës dhe traditës shqiptare në një nga ngjarjet më të njohura dhe prestigjioze të botës.

Organizimi i këtij parakalimi ishte mundësuar nga Shoqata “Iliria München”, e cila ka kontribuar në promovimin e kulturës shqiptare dhe forcimin e lidhjeve ndërkombëtare mes shqiptarëve dhe komunitetit gjerman.

Kete event e ka publikuar edhe kryeministri Rama. Përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama u shpreh se xhubleta shqiptare shkëlqeu me format e saj unikale.

“Parakalimi i veshjeve tona tradicionale, për herë të parë në Oktoberfest, njëra nga festat më popullore në botë, ku Xhubleta shqiptare shkëlqeu me format e saj unikale”, shkruan Rama.

The post Xhubleta “pushton” Oktoberfest-in: Tradita shqiptare në zemër të Mynihut appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: