Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Në një vend ku krimi i organizuar, korrupsioni dhe trafiku mbeten sfida reale, duket se cigaret janë rreziku më i madh që meriton ndërhyrje urgjente. Kjo të paktën sipas Albana Koçiut, ministres së re të Brendshme, e cila shkarkoi zëvendësin e saj sepse pinte cigare në ambiente ku ajo nuk lejohej.
Vetëm pak ditë pasi mori detyrën, Koçiu kërkoi shkarkimin e zëvendësministrit Andi Mahila.
Burime për News24 bëjnë me dije se një qytetar e ka denoncuar se është kapur duke tymosur në një ambient të mbyllur.
Mahila, që mbante postin që prej janarit 2021, duket se u bë vikima e parë e “operacionit anti-duhan”. Më e bukura? Sipas burimeve, ministrja ka gjetur kohë t’i shkruajë personalisht qytetarit për ta njoftuar se drejtësia është kryer.
The post Estradë në qeveri/ Ministria Albana Koçiu shkarkon zëvendësin sepse pinte duhan appeared first on Lapsi.al.
