Përplasje mes Dumanit dhe Alibejt në gjykatë, ndërhyjnë punonjësit e sigurisë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Të penduarit e drejtësisë Nuredin Dumani dhe Erion Alibej u përfshinë në një përplasje verbale në seancën e të martës tek “Plumbi i artë”.

Duke treguar për avokatët takimin e tij të parë me Nuredin Dumanin, Alibej tregoi detajet që i kishte treguar i pari mbi “masakrën e Bradasheshit”.

“Nuredini nuk më pranoi që vëllai i tij të ishte në ngjarje. Nuk e di, mbase ishte ndonjë hatërmbetje me vëllanë e tij”, tha Alibej, çka solli reagim të menjëhershëm të Dumanit.

“Me leje zonja kryetare”, tha Dumani duke u çuar në këmbë dhe drejtuar gishtin ndaj të penduarit Alibej: “Ky është mashtrim. Duhet të kërkosh falje për këtë!”.

Tesnioni u ndërpre nga ndërhyrja e gjykatës, që urdhëroi punonjësit e sigurisë të zhvendosnin Dumanin në një kënd ky kishte më pak kontakt viziv me Alibejn.

The post Përplasje mes Dumanit dhe Alibejt në gjykatë, ndërhyjnë punonjësit e sigurisë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: