Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Gjykata e Apelit Penal në Selanik dënoi me burgim të përjetshëm tre shtetas shqiptarë, të akuzuar për trafikim të kokaine. Të pandehurit, dy vëllezër dhe një bashkëpunëtor i tyre, u arrestuan në qershor të vitit të kaluar pas sekuestrimit të mbi 21 kilogramëve droge.
Një pjesë e kokainës u gjet në një kompani qiraje makinash në Selanik, në pronësi të 40-vjeçarit. Gjatë hetimeve u sekuestrua edhe një pistoletë me karikator dhe fishekë, si dhe para në monedha të ndryshme.
Dy vëllezërit mohuan lidhjet me drogën, duke u paraqitur si biznesmenë, ndërsa i treti pranoi zotërimin dhe ruajtjen e drogës. Gjykata i shpalli fajtorë pa asnjë rrethanë lehtësuese dhe i dënoi me burgim të përjetshëm. Pas vendimit, ata u rikthyen në burg.
The post Trafikonin kokaine, dënohen me burgim të përjetshëm tre shqiptarë në Selanik appeared first on GIJOTINA.
